Ilaçe të skaduara, mjekë të palicensuar, fatura dore…vendoset në sekuestro spitali privat në Tiranë

Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestro për pasuritë e spitalit privat International Medicare shpk dhe Sante Plus. Administratori dhe drejtuesit akuzohen për fshehje të të ardhurave, shmangie tatimesh dhe përdorim të ilaçeve të skaduara.

Hetimet nisën pas një denoncimi nga një shtetas portugez që pretendonte se kishte paguar 5,200 euro për shërbime që nuk i kishte marrë.

Kontrolli në spital zbuloi medikamente të skaduara, pagesa dorazi pa dokumentacion, punësim në të zezë dhe mjekë të palicensuar, ndërsa disa pronarë ndodhen jashtë Shqipërisë dhe janë në kërkim.

Edhe kuzhinieri i klinikës u detyrua të firmoste si administrator pa përgatitje për menaxhimin mjekësor.

Hetimet zbuluan gjithashtu operacione estetike të kryera pa regjistrim ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *