Deputetja e opozitës, Ina Zhupa, ka folur për A2CNN mbi formatin që do të marrin protestat e ardhshme të demokratëve, duke theksuar se ato do të zhvillohen “në mënyrën më tradicionale” – përmes dhënies së fjalës qytetarëve.
Zhupa u shpreh se protesta do të shërbejë si një platformë ku qytetarët do të kenë mundësi të flasin hapur për problemet e tyre, të dëgjohen nga deputetët dhe të marrin vëmendje mediatike. “Do të jetë një mënyrë për të rikthyer parlamentarizmin e vërtetë, në një kohë kur hapësirat e opozitës janë pushtuar”, theksoi ajo.