Inceneratori i Elbasanit, shoqërohen 4 zyrtarë të Eco Alb

Me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, sot janë shoqëruar në komisariatin e policisë të paktën katër zyrtarë të kompanisë Eco Alb.

Burime zyrtare nga Prokuroria konfirmuan se ata janë shoqëruar pas një hetimi penal që po zhvillohet ndaj kësaj kompanie. Zyrtarët e shoqëruar përfshijnë drejtorin, një inxhinier, një përgjegjës dhe një zyrtar të rëndësishëm të Eco Alb.

Përveç shoqërimit, janë sekuestruar gjithashtu dokumentacione të shumta që lidhen me aktivitetin e kompanisë. Aktualisht, katër të shoqëruarit po merren në pyetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *