Instagram ka pasur një ndërprerje të shërbimit këtë të premte, duke prekur shumë përdorues në SHBA, Britaninë e Madhe, disa pjesë të Europës, Azisë dhe Australi. Problemi ka nisur rreth mesditës, ndërsa shkaku i ndërprerjes mbetet i panjohur. Përdoruesit kanë shpërndarë shqetësimet e tyre në rrjetin social X.
Meta, kompania që drejton Instagram, ende nuk ka ofruar një deklaratë zyrtare mbi shkakun e kësaj ndërprerje. Ky incident vjen vetëm disa ditë pas një tjetër ndërprerje të ngjashme më 11 mars. Instagram, me mbi 2 miliardë përdorues aktivë në muaj, është një nga platformat më të njohura, por duket se përjeton ndërprerje të shpeshta, me raporte që flasin për ngjarje të ngjashme edhe më herët këtë vit.