Iraku miraton ligjin: Lejohen martesat e fëmijëve që në moshën 9-vjeçare!

Parlamenti irakian ka miratuar një ligj të ri që lejon martesat e fëmijëve nga mosha 9 vjeç, një vendim që ka nxitur reagime të forta nga aktivistët për të drejtat e grave dhe fëmijëve.

Ligji u jep autoriteteve fetare kontroll të plotë mbi çështjet familjare, duke hequr ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç.

Aktivistët paralajmërojnë se ky ligj mund të ketë pasoja të rënda për gratë dhe vajzat, duke rrezikuar të drejtat e tyre në çështje të kujdesit dhe mbështetjes financiare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *