Irani kërcënon SHBA-në, Britaninë dhe Francën: “Do t’ju godasim nëse ndërhyni kundër nesh”!

Irani ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, duke theksuar se bazat dhe anijet e tyre ushtarake në rajon do të bëhen objektiv sulmesh nëse përfshihen në ndalimin e operacioneve iraniane kundër Izraelit. Paralajmërimi u raportua nga mediat shtetërore iraniane dhe u konfirmua nga agjencia ndërkombëtare Reuters.

Tensionet mes Teheranit dhe Tel Avivit janë përshkallëzuar ndjeshëm pas shkëmbimeve të fundit me raketa, ndërkohë që Izraeli ka deklaruar se forcat e tij ajrore janë në gatishmëri për të rinisur sulmet ndaj objektivave iraniane. Situata mbetet e tensionuar dhe në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *