Irani sulmon baza amerikane dhe izraelite në Irak, Bahrein dhe pranë Tel Avivit

Irani ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj disa objektivave amerikane dhe izraelite, përfshirë bazën amerikane në Erbil të Irakut, bazën e Flotës së Pestë të SHBA në Bahrein dhe zona pranë Tel Avivit.

Sipas mediave iraniane, sulmet u kryen nga Garda Revolucionare Islamike duke përdorur raketa balistike si Qadr, Kheibar Shekan dhe Khorramshahr.
Në Erbil u raportua një shpërthim i fuqishëm pranë Konsullatës Amerikane, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore neutralizuan disa dronë vetëvrasës që synonin zonën.

Sistemet mbrojtëse u aktivizuan edhe në zona të tjera të Irakut verior, ku u shkatërruan dronë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *