Ushtria izraelite deklaroi se ka fituar liri të plotë veprimi në hapësirën ajrore iraniane, pasi ka eliminuar shumicën e sistemeve mbrojtëse të Teheranit. Sipas IDF, avionët izraelitë qëndruan për rreth 2 orë e gjysmë mbi kryeqytetin iranian, ndërsa dronët po operojnë 24 orë në ditë për survejim dhe sulme.
Rreth 70 avionë goditën 40 objektiva pranë Teheranit, në një operacion që u pasua nga një valë raketash iraniane ndaj Izraelit. Sulmet e ndërsjella shkaktuan dëme të mëdha në të dyja vendet, me dhjetëra viktima: Izraeli raporton 3 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, ndërsa Irani thotë se ka 78 të vdekur, shumica civilë, dhe mbi 300 të plagosur.
Ministri izraelit i mbrojtjes paralajmëroi se nëse Irani vazhdon me sulmet, “Teherani do të digjet”. Përshkallëzimi ka ngritur frikën për një konflikt më të gjerë rajonal.