“Jam i zhgënjyer nga Putin. Kishim një marrëdhënie shumë të mirë”… Trump “hap zemrën” me gazetarët!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur shumë i zhgënjyer me homologun rus Vladimir Putin, vetëm pak ditë para vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington.

“Jam shumë i zhgënjyer, sepse unë dhe Vladimiri kishim një marrëdhënie shumë të mirë. Ndoshta ende e kemi”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar: “Nuk e di pse po e vazhdon atë luftë”.


Gjatë një konference për shtyp me presidentin argjentinas Javier Milei, Trump deklaroi se Putini “duhej ta kishte fituar luftën për një javë”, ndërsa tani konflikti po hyn në vitin e katërt.
Ai e quajti luftën “të tmerrshme” dhe pretendoi se Rusia ka humbur “rreth 1.5 milionë ushtarë të vrarë e të plagosur”, duke shtuar se kjo e bën Putinin “të duket shumë keq në sytë e botës”.
Sipas Trump, Putin nuk dëshiron t’i japë fund konfliktit, megjithëse “mund ta përfundojë shumë shpejt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *