Presidentja e sapozgjedhur e Irlandës për shtatë vitet e ardhshme është deputetja e pavarur Catherine Connolly, e cila prej kohësh ka shprehur hapur mbështetjen për popullin palestinez dhe mosbesimin ndaj politikave të Bashkimit Europian.
68-vjeçarja e krahut të majtë fitoi bindshëm zgjedhjet e së shtunës me 63% të votave, duke mposhtur pa vështirësi rivalen e saj nga qendra e djathtë, ish-ministret Heather Humphreys.
Fitorja e Connolly-t u mundësua pasi partitë opozitare të majta, përfshirë Sinn Féin, u bashkuan për ta mbështetur atë. Ajo pritet të jetë një zë që nuk do të hezitojë të sfidojë qeverinë aktuale të qendrës së djathtë.
Megjithëse presidenti irlandez ka kryesisht rol ceremonial dhe nuk ushtron pushtet ekzekutiv, figura e tij përfaqëson vendin në arenën ndërkombëtare dhe shihet si një zë unifikues në çështje të rëndësishme.
Connolly do të pasojë Michael D. Higgins, një president shumë i dashur, i cili është shquar për qëndrimet e tij të hapura mbi luftën në Gaza dhe shpenzimet e NATO-s, ndër të tjera.
Përkthyer nga: Associated Press