Kërkoi të rikthehet në detyrë, GJKKO rrëzon sërish Ballukun, pezullimi mbetet në fuqi

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Belinda Ballukut për t’u rikthyer në detyrë, duke lënë në fuqi pezullimin e saj.

Ish-zëvendëskryeministrja akuzohet për “shpërdorim detyre” në disa raste që lidhen kryesisht me lot-et e Unazës së Madhe në Tiranë dhe Tunelin e Llogarasë.

Balluku është zëvendësuar në qeveri nga Albana Koçiu si zv.kryeministre dhe nga Enea Karakaçi si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë, Balluku ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për të kundërshtuar vendimet e mëparshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *