Kërkon presion ndaj Putinit, Zelensky dhe liderët europian takohen sot në Paris, çfarë pritet nga ky samit?

Sot, më 4 shtator në Paris, liderët europianë dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky takohen për të koordinuar garanci sigurie për Ukrainën dhe për të rritur presionin mbi presidentin rus, Vladimir Putin.

Samiti, i udhëhequr nga Franca dhe Britania, synon përgatitjen e planeve për mbështetje ushtarake dhe politike ndaj Kievit, përfshirë mundësinë e pranisë së trupave evropiane dhe ndihmës amerikane.

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se “përgatitjet kanë përfunduar”, ndërsa Zelensky theksoi se aleatët duhet të forcojnë presionin diplomatik mbi Moskën.

Nga ana tjetër, Rusia i hodhi poshtë garancitë duke i quajtur “rrezik për kontinentin evropian” dhe Putin përsëriti se është i gatshëm të vazhdojë luftën në mungesë të një marrëveshjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *