Kim Jong Un shfaq fuqinë ushtarake, prezanton raketën bërthamore ndërkontinentale

Koreja e Veriut zhvilloi një paradë madhështore ushtarake me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Partisë së Punëtorëve. Në ceremoninë e drejtuar nga Kim Jong Un, u prezantua raketa e re ndërkontinentale Hwasong-20, e përshkruar nga mediat shtetërore si “sistemi më i fuqishëm strategjik bërthamor” i vendit.

Në tribunën zyrtare morën pjesë edhe kryeministri i Kinës Li Qiang, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam.

Ekspertët thonë se raketa Hwasong-20 mund të shënjestruar çdo pjesë të SHBA-së dhe mendohet se është projektuar për të mbajtur disa koka luftarake bërthamore, duke rritur ndjeshëm presionin mbi sistemet amerikane të mbrojtjes.

Gjatë takimit me Medvedevin, Kim Jong Un shprehu mbështetje të plotë për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *