Apeli i Posaçëm ka konfirmuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Pas një seance të gjatë dyditore, gjyqtari Engert Pëllumbi ka vendosur që Veliaj të mbetet në qelitë e paraburgimit në Durrës. Veliaj është nën hetim për dy akuza, korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Pavarësisht spekulimeve se ai mund të merrte një masë më të lehtë, vendimi i Shkallës së Parë të GJKKO-së mbeti në fuqi.
Ndërkohë, është raportuar se përfaqësuesi i Veliajt, avokati amerikan Joshua Roberts, kishte arritur në Tiranë, por nuk u lejua të merrte pjesë në seancën gjyqësore për shkak të kufizimeve të legjislacionit shqiptar.