Korrupsioni dhe ryshfeti mbeten probleme të theksuara — raporti i Freedom House: Shqipëria mbetet pjesërisht e lirë

Sipas raportit më të fundit të Freedom House, Shqipëria vlerësohet sërish si vend pjesërisht i lirë, me 69 pikë në total — 28 për të drejtat politike dhe 41 për liritë civile. Raporti thekson se korrupsioni dhe ryshfeti mbeten probleme të theksuara.


Edhe Kosova klasifikohet si pjesërisht e lirë, por ka shënuar një përmirësim të lehtë, duke arritur 61 pikë. Pavarësia e gjyqësorit evidentohet në disa vendime, ndonëse ka pasur presion politik. Megjithatë, kriza politike dhe qeverisja e zgjatur në detyrë gjatë vitit të kaluar kanë ndikuar negativisht në progresin institucional.


Në nivel global, raporti evidenton përkeqësim të lirive në 54 vende, ndërsa vetëm 35 kanë shënuar përmirësime për periudhën 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *