Kosova në zgjedhje lokale, qytetarët votojnë për kryetarë e kuvendeve komunale

Sot, qytetarët e 38 komunave të Kosovës i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët dhe përfaqësuesit e rinj të Kuvendeve komunale.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë hapur 948 qendra votimi në mbarë vendin, të cilat do të qëndrojnë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00.

KQZ ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat për një proces zgjedhor të qetë, transparent dhe në përputhje me rregullat.
Gjithashtu, janë hapur 38 qendra për votim me kusht, me gjithsej 54 vendvotime, që u mundësojnë pjesëmarrjen atyre qytetarëve që nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *