Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se deri në orën 15:00, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare ka arritur në 28.32 për qind.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, theksoi se, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, ky nivel i pjesëmarrjes është më i ulët.
Sipas Elezit, deri në orën 15:00, në 91.20 për qind të vendvotimeve, kanë votuar 558,246 qytetarë nga gjithsej 1,970,944, që përbën një pjesëmarrje prej 28.32 për qind. Përkundër kësaj, në të njëjtën periudhë të zgjedhjeve të vitit 2021, pjesëmarrja ishte 32.32 për qind. Elezi e bëri këtë deklaratë gjatë një konference për media, që nisi pas orës 16:00.