Krizë mes Italisë dhe Francës për Ukrainën?Salvini për Macron: I çmendur!

Zëvendës kryeministri italian, Matteo Salvini, ka kritikuar ashpër presidentin francez, Emmanuel Macron, duke kundërshtuar idenë e krijimit të një ushtrie evropiane.

Ai e quajti të papranueshme mundësinë e një ushtrie nën komandën e Macron, duke e cilësuar atë si një “të çmendur” që përmend mundësinë e një lufte bërthamore.Salvini theksoi se pozita e qeverisë italiane ndaj luftës në Ukrainë është e qartë dhe e patundshme.

Salvini theksoi se nuk ka asnjë mundësi që Italia të dërgojë ushtarët e saj në Ukrainë dhe se përdorimi i fondeve të Kohezionit për blerjen e armëve do të ishte i papranueshëm, duke shtuar se këto fonde duhet të përdoren për zhvillimin e rajoneve të ndryshme të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *