Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Falsifikim dokumentash”.
Memolla u dënua me 1 vit burg dhe humbjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
Hetimet dhe procesi gjyqësor u zhvilluan pas një regjistrimi audio, ku Memolla shfaqte ndikim për të siguruar vota, duke i kërkuar një punonjësi të OSHEE të mos ndërpriste energjinë elektrike të një abonenti debitor në këmbim të votës. Po ashtu, dy persona të tjerë akuzohen për falsifikimin e dokumenteve dhe ndikimin në zgjedhje.