Kryeministri Edi Rama, ka nisur sot serinë e përgjigjes ndaj komenteve në rrjetet sociale, që do të zhvillohet me lidhje live çdo të martë dhe të enjte në orën 08:30. Në përgjigjet e tij Kryeministri foli edhe për shtetin Bektashi, i cili kohët e fundit është bërë kryefjalë e diskutimeve dhe jo vetëm mes institucioneve fetare.
“Nuk bëhet fjalë për të ndërtuar një shtet ashtu siç e mendoni ju”, tha Rama, duke shtuar: “Nuk bëhet fjalë për gjëra të kësaj natyre, bëhet fjalë për entitet pa dogana, taksa, polici. Në të gjitha aspektet i përgjigjet Kushtetutës së Shqipërisë”.