Kryeministri francez jep dorëheqjen pas vetëm 27 ditësh në detyrë

Sebastien Lecornu ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Francës, vetëm 27 ditë pas emërimit të tij, duke shënuar kështu mandatin më të shkurtër në historinë politike të vendit.
Lajmi është konfirmuar nga Pallati Élysée, i cili njoftoi se dorëheqja është pranuar nga presidenti Emmanuel Macron.

Lecornu, i emëruar më 9 shtator, u përball menjëherë me kritika të forta nga opozita dhe e djathta franceze, sidomos pasi prezantoi vetëm një pjesë të kabinetit të tij qeveritar disa ditë më parë. Ai pritej të mbante fjalimin e tij politik në Kuvendin Kombëtar këtë të martë, por zgjodhi të tërhiqej përpara këtij momenti të rëndësishëm.

Sipas të përditshmes “Le Figaro”, Lecornu qëndroi në detyrë vetëm 27 ditë, duke hyrë në histori si kryeministri francez me mandatin më të shkurtër ndonjëherë.

Dorëheqja e tij pritet të hapë një fazë të re tensioni politik në Paris, ndërsa presidenti Macron duhet të emërojë pasuesin e ri në një periudhë të ndjeshme për qeverinë franceze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *