Kujdes kur të vizitoni këtë vend, gjobat deri në 1,000 euro për mbeturinat!

A e keni menduar ndonjëherë të hidhni një “bisht cigareje” në tokë ose të lini një pako të zbrazët pas vetes për shkak se nuk ka kosh aty pranë? Nuk është vetëm një sjellje e papërshtatshme, por mund të ju kushtojë shtrenjtë.

Departamenti i Komunave dhe Transportit (DMT) i Abu Dhabit ka paralajmëruar se veprime të tilla mund të rezultojnë në gjoba deri në 4,000 Dh (rreth 1,000 euro).

DMT ka shpallur së fundmi një listë të gjobave për hedhjen e mbeturinave në hapësirat publike, duke u mbështetur në një vendim administrativ që synon ruajtjen e pastërtisë, shëndetit dhe qetësisë në Emiratet. Këto masa janë krijuar për të mbrojtur dhe mirëmbajtur hapësirat publike për qytetarët.

Lista përfshin më shumë se 70 shkelje të ndryshme, si hedhja e mbeturinave në mënyrë të parregullt, shkaktimi i trazirave në hapësira publike, kampingu pa leje, braktisja e automjeteve dhe reklamat e paligjshme. Kujdesuni për mjedisin dhe shmangni gjobat që mund të priten!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *