Një konflikt mes të afërmve në fshatin Kosharisht të Kukësit është ndalur në kohë falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë.
M. M., 53 vjeç, dhe djali i tij B. M., 18 vjeç, dyshohet se kanë goditur me sende të forta kushëririn e tyre O. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke i shkaktuar dëmtime.
Forcat e Komisariatit të Policisë Kukës shkuan menjëherë në vendngjarje, ku arrestuan në flagrancë dy autorët dhe shmangën përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.