Kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Interpol, BE: Serbia po shkel marrëveshjen e dialogut

Bashkimi Evropian i ka tërhequr vërejtjen Serbisë se po shkel detyrimet e saj në procesin e normalizimit me Kosovën, pasi vazhdon të kundërshtojë publikisht anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Reagimi i BE-së erdhi pas deklaratave të ministrit serb të Brendshëm, Ivica Daçiq, i cili u mburr se Serbia do të vazhdojë të bllokojë Kosovën dhe se “Kosova nuk ka gjasa të bëhet pjesë e Interpolit”.

BE-ja kujton se marrëveshja për normalizimin, përfshirë atë të Ohrit, e detyron Serbinë të mos bllokojë pjesëmarrjen e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Një zëdhënës i BE-së tha se ky veprim përbën shkelje të nenit 4 të marrëveshjes dhe se zbatimi i plotë i obligimeve mbetet kusht për progresin evropian të të dy vendeve, si dhe për përfitimet financiare nga plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, BE-ja ende nuk ka saktësuar çfarë pasojash mund të ketë për Serbinë. Disa shtete anëtare kanë kritikuar mungesën e masave ndaj Beogradit, duke e cilësuar qasjen aktuale si të pabalancuar, sidomos në krahasim me masat e mbajtura ndaj Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *