Kushtetuesja vendos sot për kërkesën e qeverisë në çështjen Balluku

Sot Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë nëse do ta pranojë për shqyrtim kërkesën e qeverisë lidhur me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut. Relator i çështjes është Sandër Beci, ndërsa në vend të gjyqtares Holta Zaçaj do të jetë Marsida Xhaferllari.

Këshilli i Ministrave kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO-së vetëm për masën e largimit nga detyra, duke argumentuar se ky vendim cenon kompetencat e Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit, si dhe krijon vakuum institucional në Ministrinë e Infrastrukturës, ku janë në proces rreth 800 projekte me rëndësi kombëtare.

Qeveria pretendon se Balluku, si anëtare e kabinetit dhe deputete, nuk mund të pezullohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *