Eksperti i filozofisë, Julian de Medeiros bëri një postim në TikTok për të shpjeguar se ekziston një “teori e thjeshtë – një vëzhgim” që daton që nga filozofi gjerman, Arthur Schopenhauer.
Ai argumentoi se sa më inteligjent të jetë dikush, aq më shumë e ka të vështirë të ballafaqohet me ndërveprimet, që do të thotë, sa më inteligjent të jetë dikush, aq më shumë rrezikohet të bëhet antisocial.
Duke eksploruar më tej teorinë e Schopenhauer-it, Julian shtoi se ajo bazohej në besimin se “njerëzve inteligjentë u pëlqen të jenë vetëm” dhe priren të jenë “introvertë natyralë”.