Qeveria shqiptare ka prezantuar një plan ambicioz për përmirësimin e kushteve të pensionistëve në vend, të përfshirë në Dokumentin Politik për Moshimin dhe Planin e Veprimit 2025–2030. Një nga objektivat kryesorë është dhënia e një pensioni të 13-të për rreth 721 mijë pensionistë në Shqipëri, që mund të bëhet realitet brenda pak vitesh.
Strategjia parashikon:
-Rritje me 50% të pensionit mesatar, i cili aktualisht është rreth 350 euro.
-Dyfishim të pensionit social, nga 100 në 200 euro.
N-dryshim në formulën e indeksimit të pensioneve, me aplikim të indeksimit vjetor të diferencuar sipas nivelit të pensionit, duke favorizuar më shumë pensionet më të ulëta.
Po ashtu, dokumenti synon reformimin e skemës së pensioneve dhe rritjen graduale të moshës së daljes në pension. Aktualisht, gratë dalin në pension në moshën 61 vjeç e 10 muaj dhe burrat në 65 vjeç. Deri në vitin 2056, parashikohet që mosha e pensionit të jetë 67 vjeç për të dyja gjinitë, duke përshpejtuar ritmet e rritjes, siç ka kërkuar edhe Bashkimi Europian.
Një tjetër drejtim i rëndësishëm është avancimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, veçanërisht me Greqinë, për njohjen e viteve të punës së emigrantëve shqiptarë.