Lundroni dhe sot në TikTok, nga nesër bllokohet aksesi për Shqipërinë!Lundroni dhe sot në TikTok, nga nesër bllokohet aksesi për Shqipërinë!

Në një shkresë të fundit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka kërkuar nga operatorët e internetit që të ndërmarrin masa të menjëhershme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TikTok dhe infrastrukturën e tij digjitale në Shqipëri. Kjo kërkesë është bërë në kuadër të një vendimi të Këshillit të Ministrave të datës 6 mars 2025.

Sipas shkresës së AKSK-së, duhet të merren masa të menjëhershme për të bllokuar IP-të, DNS-të dhe SNI-të (Server Name Indications) që lidhen me TikTok, si dhe IP-të e kompanisë ByteDance, pronar i aplikacionit. Këto masa janë të detyrueshme për të gjithë operatorët dhe ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike në Shqipëri, në përputhje me ligjin “Për komunikimet elektronike” dhe rregulloreve përkatëse.

Në shkresë theksohet se operatorët duhet të ndërmarrin veprime për mbylljen e aksesit në 13 mars 2025 dhe të konfirmojnë në AKEP dhe AKSK se këto masa janë zbatuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *