LUSHNJE/ Plagosi rëndë me thikë një 26 vjeçar, arrestohet autori

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit për një konflikt mes dy shtetasve në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, organizuan menjëherë veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë 25-vjeçari Erbion Çrraga, banues në Stan Karbunarë.Sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se mbrëmjen e djeshme, Çrraga ka goditur me thikë shtetasin A. Y., 26 vjeç, pas një mosmarrëveshjeje për motive të dobëta, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme në lidhje me veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *