Policia e Shijakut ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një 18-vjeçareje që vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një banesë të braktisur në fshatin Pjezë.
Menjëherë pas kallëzimit, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Shijakut organizuan operacionin për kapjen e autorit të dyshuar. Policia arrestoi shtetasin H.G., 44 vjeç, banues në fshatin Pjezë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, u sekuestruan një armë gjahu e mbajtur pa leje dhe një shkop gome i përdorur zakonisht nga strukturat policore, të cilat u morën si prova materiale.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprat penale:
“Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, me persona të paaftë për t’u mbrojtur”
“Mbajtje pa leje e armëve të gjahut”
“Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”