Marrin peng dhe dhunojnë një 28-vjeçar në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia e Tiranë ka arrestuar tre persona të dyshuar për marrje peng dhe dhunim të një të riu.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë vënë në pranga shtetasit E. L., 30 vjeç, E. Sh., 24 vjeçe dhe M. K., 22 vjeçe. Ata dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 28-vjeçari dhe më pas e kanë dhunuar.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *