Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtuesit e OSHEE dhe OSSH, zhvilluan një takim me punonjës të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, për të diskutuar masat e reja të faturimit të energjisë.
Balluku theksoi se ka nisur faturimi mbi bazë konsumimi dhe kërkohet përpikmëri në matjen e energjisë. Ajo njoftoi gjithashtu shtimin e numrit të lexuesve të matësve dhe aplikimin e një çmimi më të ulët prej 10,5% për mbi 1 milion abonentë familjarë, duke përfshirë 95% të abonentëve të OSHEE.
Kemi një trupë të konsiderueshme prej 870 punonjësish. Kësaj trupe do t’i shtohen edhe 120 punonjës të rinj, pasi nga 1 shkurti OSHEE do të aplikojë një çmim të ri, 10,5% më të ulët për më shumë se 1 milion abonentë familjarë, që përbëjnë 95% të numrit total të abonentëve”, deklaroi zv/kryeministrja Balluku.