Mashtrim Kibernetik/ Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të Postës Shqiptare

Kujdes nga mesazhet mashtruese që imitojnë faqen zyrtare të Postës Shqiptare apo të subjekteve të ndryshme.

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik pranë Policisë së Shtetit informon qytetarët se së fundi po qarkullojnë mesazhe dhe lidhje (linqe) të rreme, që imitojnë faqen zyrtare të Postës Shqiptare dhe kërkojnë nga përdoruesit, të dhënat e tyre personale dhe bankare.

Kjo është një tentativë mashtrimi kibernetik (phishing), që ka si qëllim përfitimin e paautorizuar të të dhënave personale, numrave të kartave bankare apo kodeve të aksesit në llogari online.

📢 Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik apelon për kujdes të shtuar:
• Mos klikoni në lidhje (linqe) të dyshimta të dërguara përmes email-it, SMS-ve apo rrjeteve sociale;
• Mos jepni asnjëherë të dhëna personale, numra kartash, PIN apo fjalëkalime në faqe që nuk janë zyrtare;
• Kontrolloni gjithmonë adresën e saktë të faqes përpara se të kryeni çdo veprim online;
• Në rast dyshimi, raportoni menjëherë pranë Policisë së Shtetit ose Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të mbrojtur qytetarët nga veprimtaritë e paligjshme në hapësirën digjitale dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi sigurinë kibernetike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *