Mashtruan klientet beqare se do u gjenin burra të pasur dhe fituan mbi 40 milion euro, arrestohen fallxhoret nënë e bijë

Një 53-vjeçarja së bashku me vajzën e saj 25-vjeçare u arrestun në periferi të Sidneit, Dover Heights.

Ato dyshohet se u premtuan klientëve të tyre, kryesisht gra vietnameze të cenueshme të merrnin kredi, duke mbajtur një pjesë për vete dhe duke u thënë atyre se parashikonte një “miliarder” në të ardhmen e tyre.

Mbi 53-vjeçaren rëndojnë 39 akuza, duke përfshirë drejtimin e një organizate kriminale dhe marrjen e përfitimeve financiare me anë të mashtrimit. Ndaj vajzës së saj rëndojnë shtatë akuza duke përfshirë administrimin e të ardhurave nga krimi dhe pjesëmarrjen në një organizatë kriminale.

Gjatë arrestimit në rezidencën multi-milion dollarëshe, policia sekuestroi dokumente, telefona celularë, çanta luksoze, një shufër ari 40 gramëshe me vlerë 10,000 dollarë australianë dhe 6,600 dollarë australianë në çipa kazinoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *