Mbështetësit e Veliajt mblidhen sërish para GJKKO, ndërkohë që vijon seanca

Në orën 13:30 ka nisur seanca gjyqësore në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë kësaj seance, dhjetëra simpatizantë të tij janë grumbulluar para godinës në shenjë solidariteti.

Siç duket nga pamjet, mbështetësit e Veliajt qëndrojnë në trotuarin përpara GJKKO-së, duke pritur vendimin për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *