Mbi 6 mijë tërmete dhe banorë që largohen, çfarë po ndodh në Santorini?

Mbi 6,400 tërmete janë regjistruar në zonën midis Santorinit dhe Amorgos nga 26 janari deri më 3 shkurt, njofton Komiteti Ndërdisiplinor për Menaxhimin e Rrezikut dhe Krizave të Universitetit Kombëtar të Athinës.

Sipas ekspertpve grekë, shkalla e magnitudës po rritet, ndërsa sekuencat e pasgoditjeve karakterizohen nga një shpërndarje kohore në rënie e tërmeteve, me magnitudën e pasgoditjes më të madhe zakonisht më të vogël se 0.5 krahasuar me tërmetin kryesor.

Mijëra banorë po largohen nga ishulli grek i Santorinit mes një vale aktiviteti të lartë sizmik. Rreth 6,000 qytetarë janë larguar nga ishulli me traget që nga e diela, sipas mediave lokale, ndërkohë që ëkundjet mund të vazhdojnë për javë të tëra.

Autoritetet kanë mbyllur shkollat për të gjithë javën dhe kanë paralajmëruar shmangien e grumbullimeve të mëdha në ambiente të mbyllura, ndërkohë që kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar nga qytetarët të ruajnë qetësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *