Megaoperacion në qarkun e Elbasanit, arrestohen 40 persona

Një operacion i gjerë i Policisë së Shtetit është zhvilluar pas mesnate në qarkun e Elbasanit, duke çuar në pranga 40 persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Aksioni u shtri në disa qytete të qarkut, mes tyre Prrenjas, Librazhd, Gramsh, Peqin, Cërrik, Belsh dhe Elbasan.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar tre armë zjarri të tipit kallashnikov, disa pistoleta, si dhe një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për rastin vijojnë, ndërsa priten edhe arrestime të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *