Merret vendimi për kanabisin mjekësor në Shqipëri, përcaktohen zonat ku do të kultivohet!

Qeveria ka miratuar vendimin për kultivimin e kanabisit mjekësor dhe industrial, duke përcaktuar kriteret dhe kushtet e sigurisë për implementimin e tij. Kultivimi do të zhvillohet në 10 zona të vendit dhe do të përfshijë gjithsej 138 parcela. Shumica e zonave do të jenë në Shkodër, kryesisht në Njësinë Administrative të Gruemirës, Malësinë e Madhe, Postribë dhe Rrethinat.

Kultivimi do të realizohet në ambiente të hapura, sera dhe tunele plastike, me siguri të plotë nga Policia Private dhe “Illyrian Guard”. Gjithashtu, janë miratuar rregulla për licensat e kultivimit dhe proceset e verifikimit për të siguruar kontroll të vazhdueshëm.

Vendimi është nënshkruar nga Kryeministri Edi Rama më 9 janar dhe parashikon shpërndarjen e parcelave në disa zona të tjera të vendit, përfshirë Gjirokastër, Kukës, Vlorë, Fier, Dibër dhe Elbasan.

Zonat ku do të kultivohet kanabisi:

  • Shkodër dhe Malësi të Madhe: 17 parcela
  • Gjirokastër zona 1: 24 parcela
  • Gjirokastër zona 2: 20 parcela
  • Gjirokastër zona 3: 10 parcela
  • Kukës 1 (Tropojë): 20 parcela
  • Kukës 2 (Has): 3 parcela
  • Kukës 3 (Bushtricë, Kalis): 8 parcela
  • Vlorë (Delvinë, Finiq): 15 parcela
  • Fier (Fier, Mallakastër): 4 parcela
  • Dibër (Kala e Dodës): 5 parcela
  • Elbasan (Cërrik, Belsh): 12 parcela

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *