“Mësues për Shqipërinë”, Kryeministri njofton afatin e aplikimeve për kandidatët

Nga data 2 qershor deri më 16 qershor 2025, do të jenë të hapura aplikimet për programin kombëtar “Mësues për Shqipërinë”. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e sistemit arsimor publik, mund të aplikojnë përmes platformës zyrtare e-Albania.

Programi “Mësues për Shqipërinë” synon të sjellë në arsim mësues të rinj e të motivuar, si pjesë e një nisme afatgjatë për forcimin e cilësisë në shkollat publike.

Në vijim të angazhimeve të ndërmarra, Kryeministri ka theksuar se paga mesatare për mësuesit pritet të arrijë në 1250 euro brenda kësaj dekade.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *