Ministri gjerman refuzon kërkesën e Trump për rikthimin e Rusisë në G7!

Ministri i Financave i Gjermanisë, Joerg Kukies, ka refuzuar kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump për rikthimin e Rusisë në Grupin e Shtatë Shteteve më të Industrializuara (G7), duke theksuar se propozimi nuk do të marrë mbështetje unanime. Kukies theksoi se G7 e dënon ashpër agresionin e Rusisë, veçanërisht në përvjetorin e tretë të sulmit të saj të paprovokuar.

Në një intervistë për Reuters, Kukies shtoi se situata aktuale e ekonomisë globale do të jetë një nga temat kryesore në samitin e ministrave të financave të G20 që do të mbahet në Kejp Taun, ku ai do të udhëtojë të martën. Ai po ashtu theksoi nevojën për rikthim në një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, ndërsa përmendi se Gjermania ka shumë detyra për të përmbushur në këtë drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *