Ministria e Jashtme ruse: Situata në Kosovë dhe Ballkan drejt dhunës

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, paralajmëroi se situata në Kosovë dhe Ballkan mund të përshkallëzojë në dhunë. Në një konferencë për shtyp, ajo akuzoi qeverinë e Kosovës për shkelje të Rezolutës 1244 të OKB-së, represion ndaj komunitetit serb dhe pengim të serbëve për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

Zakharova kritikoi kryeministrin Albin Kurti për politika agresive dhe tha se pasiviteti i BE-së po shihet prej tij si mbështetje e heshtur. Sipas saj, autoritetet në Prishtinë po planifikojnë marrjen e institucioneve serbe të arsimit e shëndetësisë dhe po ndërmarrin bastisje ndaj strukturave vetëqeverisëse serbe, ndërkohë që shkeljet në vendet e shenjta ortodokse po vazhdojnë.

Deklaratat ruse erdhën pas aksionit të Inspektoratit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, i cili pezulloi aktivitetin e dy fondeve shëndetësore dhe pensionale serbe që vepronin në veri të Kosovës me asistencën e Policisë së Kosovës. Zakharova kërkoi që çështja e Kosovës të trajtohet sërish në kuadrin ligjor ndërkombëtar dhe me rolin udhëheqës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke paralajmëruar se pa këtë hap rreziku i një konflikti të ri po rritet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *