Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin me vëmendje zhvillimet e situatës.
MPJ këshillon që qytetarët të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore shqiptare për çdo informacion apo nevojë emergjente.
Në rast emergjencash ose për ndihmë konsullore, qytetarët shqiptarë mund të kontaktojnë në këto përfaqësi:
•Ambasada Shqiptare në Katar
Email: [email protected]
Tel: +974 77180778
•Ambasada Shqiptare në Kuvajt
Email: [email protected]
Tel: +965 94048219
•Ambasada Shqiptare në Arabinë Saudite
Email: [email protected]
Tel: +966 501422449
•Ambasada Shqiptare në Emiratet e Bashkuara Arabe
Email: [email protected]
Tel: +971 50 980 7881
•Ambasada Shqiptare në Turqi
Email: [email protected]
Tel: +90 (549) 561 19 85
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vijon të monitorojë situatën dhe mbetet në dispozicion të qytetarëve shqiptarë për çdo ndihmë të nevojshme.