Migrena nuk është thjesht një dhimbje koke, por një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta, ndjeshmëri ndaj dritës dhe zërit, të përziera apo probleme me shikimin. Shumë persona që vuajnë nga kjo gjendje vërejnë se krizat e tyre lidhen ngushtë me atë që konsumojnë.
Ja tre ushqime të zakonshme që mund të nxisin migrenën:
Djathërat e stazhionuar – Parmigiano, gorgonzola dhe çedari janë të pasur me tiraminë, një substancë që ndikon në enët e gjakut të trurit, duke rritur mundësinë e shpërthimeve të migrenës.
Mishrat e përpunuar – Proshutat, sallami, salçiçet dhe hot-dogët përmbajnë nitrate dhe nitrite, të cilat ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe mund të provokojnë kriza.
Çokollata – Për shkak të kafeinës dhe feniletilaminës, çokollata mund të shkaktojë migrenë te disa persona. Nëse dhimbjet shfaqen pas konsumit të saj, ajo mund të jetë një nxitës i fortë.