Dita e sotme pritet të ketë mot të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut do të fillojnë që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit, dhe do të përhapen më tej përgjatë ultësirës perëndimore. Gjatë ditës, reshjet do të vazhdojnë me intensitet të ulët, përfshirë pjesën më të madhe të territorit, me mundësi për intensifikim lokal në veriperëndim dhe ultësirën perëndimore. Herë pas here mund të ketë shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në Alpe dhe në majat e maleve, reshje bore me intensitet të ulët priten në veri-verilindje. Era do të jetë nga jugu me shpejtësi deri në 18 m/s, ndërsa deti do të ketë valëzim deri në 3-5 ballë.