Një ngjarje e rëndë familjare tronditi Napolin në orët e para të mëngjesit, kur një grua vrau bashkëshortin e saj 59-vjeçar me thikë.
Sipas informacioneve paraprake, gruaja dyshohet të ketë vepruar në vetëmbrojtje, por rrethanat e sakta të incidentit mbeten të paqarta, pasi trupi i burrit u gjet në shtratin e tij. Gruaja u transportua në Spitalin Vecchio Pellegrini në gjendje kritike, megjithatë jeta e saj nuk rrezikohet. Ajo u arrestua menjëherë pas ngjarjes.
Burimet lokale raportojnë se vajza e çiftit ishte dëshmitare e incidentit. Sipas deklaratës së gruas, e cila po verifikohet ende, ajo u sulmua dhe u plagos nga bashkëshorti, dhe në një përpjekje për të mbrojtur veten, e goditi atë për vdekje me thikë. Gruaja ishte gjithashtu ajo që kontaktoi shërbimet e emergjencës, duke mundësuar ndërhyrjen e menjëhershme të policisë dhe personelit mjekësor.