Një tërmet i fuqishëm ka goditur Campi Flegrei në orën 1:25 të mëngjesit, duke shkaktuar shqetësim në Pozzuoli dhe Napoli. Tërmeti, me magnitudë 4.4, kishte epiqendrën në det, pranë bregut të Pozzuolit, dhe një thellësi prej 2 kilometrash.
Lëkundjet e forta kanë krijuar panik, veçanërisht në lagjen Bagnoli, kufi mes Napolit dhe Pozzuolit, ku shumë banorë janë ngritur dhe dalë në rrugë. Disa qytetarë kanë raportuar për çarje në muret e shtëpive të tyre.
Për momentin, nuk ka raportime për dëme të mëdha ose viktima, megjithatë një tavan në një shtëpi në Pozzuoli ka rënë dhe ka bllokuar një person nën rrënoja. Pas ndihmës urgjente nga zjarrfikësit, ai është shpëtuar pa lëndime të rënda.
Shkollat janë mbyllur në zonat e prekura, ndërkohë që banorët janë të shqetësuar për dëmtimet që kanë vënë re në shtëpitë e tyre. Kryetarët e bashkive kanë mobilizuar ekipe zjarrfikësish për të inspektuar objektet dhe të parat që do të kontrollohen janë shkollat. Të gjitha shkollat janë mbyllur në Pozzuoli dhe në Napolin e Bashkisë së Bagnoli-Fuorigrotta.
Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për çdo zhvillim të mëtejshëm.