Tirana mirëpret NATO Cyber Defence Conference, një aktivitet që bashkon gjeneralë, komandantë, drejtues të lartë të Aleancës dhe ekspertë ndërkombëtarë për të diskutuar sfidat e reja të sigurisë në hapësirën digjitale.
Në një kohë kur lufta kibernetike është kthyer në një nga frontet më të ndjeshme të mbrojtjes kolektive, vendet anëtare të NATO-s po intensifikojnë bashkëpunimin, koordinimin dhe ndarjen e kapaciteteve për të forcuar sistemet e tyre të mbrojtjes dhe ndërlidhjes.
Shqipëria po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në këtë fushë, përmes krijimit të Komandës Kibernetike, forcimit të kapaciteteve teknologjike dhe bashkëpunimit të ngushtë me strukturat e Aleancës. Qeveria shqiptare ka paralajmëruar se do të vijojë të investojë në sigurinë digjitale si pjesë e strategjisë për Sigurinë Kombëtare.
Statusi në Facebook i Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu: