Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili udhëhoqi Kishën Autoqefale të Shqipërisë, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare pas një beteje të gjatë shëndetësore.
Lajmi u konfirmua nga Kisha, e cila njoftoi se ai ka ndërruar jetë më 25 janar 2025, në orën 08:30, në Spitalin “Evangelismos” të Athinës, pas problemeve të shumta shëndetësore. Më herët, ai ishte trajtuar në Spitalin “Hygeia” të Tiranës.