Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e datës 23 tetor 2025, ka miratuar disa ndryshime në strukturat drejtuese të institucioneve shtetërore.
Arta Dollani është liruar nga detyra e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ndërsa Herida Duro është emëruar zëvendësministre e Arsimit.
Në të njëjtën mbledhje, Elda Xhumari është caktuar zëvendësministre e Mjedisit dhe Roland Kristo është liruar nga posti i zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.