Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) apelon për kujdes ndaj qytetarëve, pasi po shpërndahen mesazhe mashtruese në platformën “WhatsApp”.
Në një njoftim të publikuar, AKSK thekson se mesazhi që po qarkullon kërkon pjesëmarrjen në një sondazh dhe është një përpjekje mashtrimi.
“Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin WhatsApp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues,” theksohet në njoftimin e AKSK-së.